
Ekspertë në menaxhimin e resorteve bregdetare
Krijojmë destinacione bregdetare që kombinojnë mikpritjen, operacionet efikase dhe eksperienca të paharrueshme për çdo mysafir
Përtej mikpritjes, ne gdhendim përjetësi. Prej dy dekadash, ATDG bashkon artin dhe kulturën për të krijuar një elegancë mesdhetare të pakohë.
Destinacionet e ATDG
Nga hotelet unike 'boutique' deri te resortet ikonike, çdo pronë ofron një karakter të veçantë dhe mikpritje të nivelit ndërkombëtar.
Ekspertiza Jonë
Krijimi i destinacioneve turistike të nivelit ndërkombëtar: që nga kurimi i konceptit arkitekturor dhe ndjekja e ecurisë së projektit, deri te dorëzimi 'në dorë' dhe menaxhimi i mikpritjes.

Përvoja të Kuruara
Zbuloni përvoja të kuruara me kujdes që e shndërrojnë qëndrimin tuaj në një udhëtim të paharrueshëm përmes kulturës dhe luksit mesdhetar.
Marrëdhëniet me Investitorët
Bashkëpunoni me Ne
Bashkohuni me ATDG në formësimin e së ardhmes së mikpritjes mesdhetare. Ne ofrojmë modele fleksibël partneriteti, të përshtatura me objektivat tuaja të investimit.
Partnership Models
Menaxhimi & Zhvillimi i Hoteleve
ATDG ofron zhvillim dhe menaxhim profesional për hotele, resorte, struktura boutique, aparthotele dhe prona me potencial turistik. Ne mbështesim investitorët në çdo fazë të projektit, nga konceptimi dhe pozicionimi në treg, deri te para-hapja, organizimi operacional dhe menaxhimi i përditshëm. Përmes ekspertizës në operacione, revenue management, shitje, marketing dhe kontroll financiar, krijojmë struktura hoteliere me identitet të qartë, standarde të larta shërbimi dhe performancë të matshme, duke synuar rritjen e vlerës së pronës dhe maksimizimin e kthimit të investimit.
Real Estate & Asetet
ATDG mbështet pronarët dhe investitorët në administrimin, zhvillimin dhe maksimizimin e vlerës së aseteve imobiliare dhe turistike. Përmes analizës së tregut, performancës financiare dhe potencialit komercial, ne hartojmë strategji që rrisin vlerën e pronës përmes ripozicionimit, optimizimit operacional dhe zhvillimit të mëtejshëm. Si partner strategjik, ofrojmë menaxhim profesional, planifikim të të ardhurave, raportim të vazhdueshëm dhe mbështetje në vendimmarrje, me fokus në rritjen e performancës dhe kthimin afatgjatë të investimit.
Menaxhimi i Hapësirave të Përbashkëta
ATDG ofron menaxhim profesional për rezidenca, apartamente turistike, komplekse kondominiale dhe zhvillime mikse, duke garantuar administrim efikas dhe standarde të larta shërbimi. Ne krijojmë modele menaxhimi që mbrojnë dhe rrisin vlerën e pronës, përmirësojnë eksperiencën e banorëve dhe sigurojnë funksionimin e qëndrueshëm të komunitetit. Shërbimet tona përfshijnë administrimin e hapësirave të përbashkëta, mirëmbajtjen, koordinimin teknik e financiar, komunikimin transparent me pronarët dhe zbatimin e standardeve që garantojnë cilësi, efikasitet dhe vlerë afatgjatë.
Menaxhimi & Zhvillimi i Brand-it
ATDG zhvillon, pozicionon dhe menaxhon marka në sektorin e mikpritjes, turizmit, eventeve, gastronomisë dhe lifestyle. Ne krijojmë identitete të forta dhe koncepte me diferencim të qartë, duke i kthyer markat në eksperienca që gjenerojnë vlerë dhe besueshmëri. Nga krijimi i markave të reja deri te ripozicionimi i atyre ekzistuese, ofrojmë strategji, standardizim të komunikimit dhe shërbimit, si dhe mbështetje për rritjen dhe zhvillimin afatgjatë të markës.
Investor Documents
Gati për të Investuar?
Lidhuni me ekipin tonë të marrëdhënieve me investitorët për të eksploruar mundësi partneriteti dhe për të marrë informacion të detajuar investimi, të përshtatur sipas interesave tuaja.
Programi i Besnikërisë
Privilegji i të qenurit pjesë e ATDG
Besnikëria meriton më shumë se thjesht një falënderim. Programi ynë i ekskluzivitetit ofron tre nivele privilegjesh: Silver, Gold dhe Platinum. Çdo status hap dyert drejt përfitimeve të personalizuara dhe kushteve preferenciale në të gjithë rrjetin tonë.
Silver
Gold
Platinum
Detajet e programit ofrohen individualisht sipas kërkesës, duke ruajtur diskrecionin dhe vlerën e anëtarësimit.
Partnerët Tanë
Ne rritemi përmes bashkëpunimit. Kemi ndërtuar marrëdhënie solide dhe reciproke me liderët e tregut në financë, arsim dhe shërbime, pa kufizuar lirinë e zgjedhjes, por duke rritur standardin e shërbimit.
Të interesuar për të bashkëpunuar me ATDG?
Bashkëpunoni me ekipin tonë për të krijuar eksperienca ekskluzive mikpritjeje në të gjithë Mesdheun.


















